Kohëve të fundit janë shtuar rastet e dhunës ndaj grave. Në raportin e përditshëm 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur pesë raste të tilla, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë rastet e raportuar janë në Prishtinë, Klinë, dy në Gjakovë dhe në Malishevë. Në pothuajse të gjitha rastet viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Më poshtë, raporti i detajuar për këto pese raste.
Prishtinë – Është arrestuar një i dyshuari për shkak se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Klinë – Është arrestuar i dyshuari i cili fizikisht e ka sulmuar viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.
Gjakovë – Është arrestuar i dyshuari i cili për shkaqe ende të panjohura e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas i intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë– Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ku si pasoj e sulmit viktima ka marrë tretman mjekësor. Është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Gjakovë – Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ishte ndier i shqetësuar dhe i rrezikuar. Është arrestuar i dyshuari, i cili në konsultim me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt