Raportohen edhe dy raste të dhunimeve seksuale, njëri në Fushë Kosovë ndërsa tjetri në Graçanicë. Njohësit e sigurisë po kritikojnë institucionet për reagim të vonshëm.
Kohëve të fundit janë shtuar raportimet për rastet e përdhunimeve.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se ka një rritje të vetëdijesimit të gratë dhe vajzat.
“Mund të themi se kjo që po ndodh kohëve të fundit ka të bëjë me rritjen e besimit të grave dhe vajzave të vetja e tyre së pari, pastaj te institucionet për raportimin e këtyre formave të dhunës. Mendoj se nuk ka rritje të dhunës, por rritje të raportimit të rasteve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adelina Berisha.
Njohësi i fushës së sigurisë po kritikon institucionet e shtetit pasi sipas tij këto po reagojnë vetëm pas raportimeve të rasteve të dhunës seksuale.
“Zakonisht institucionet kanë reaguar kur dhuna seksuale është shndërruar në tragjedi. Institucionet këto raste i konsiderojnë si vepra konstante normale”, deklaroi Drizan Shala.
Deri më tani, për këtë vit janë raportuar mbi 50 përdhunime ndërsa në vitin që lamë pas janë raportuar 64 raste të tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.