Edhe pse Kosova konsiderohet si shtet me diasporë të madhe në proporcion me numrin e përgjithshëm të qytetarëve vendas, vetëm një numër i vogël i tyre do të marrin pjesë në zgjedhje.
Arsye e kësaj po del të jetë politikbërja në vend dhe kjo është bërë e ditur gjatë një tryeze të diskutimit “Votimi nga jashtë vendit” e organizuar nga OJQ “Gremin” raporton EO, transmeton Reporteri.net.
Liza Gashi, përfaqësuese e kësaj organizate, ka shpalosur gjetjet e analizës së votimit nga jashtë në zgjedhje.
“Rezultatet tregojnë që ky problem mbetet sfidues dhe na duhet të gjejmë një zgjidhje. Jo vetëm teknike, por edhe politibërës, të merren vendime jo partiake, por për procesin. Ka disa pengesa, nuk ka koordinim të institucioneve dhe probleme bazike në të dhëna”, ka thënë ajo.
Gashi po ashtu ka bërë të ditur se aplikacionet e aprovuara për votim nga jashtë në zgjedhjet parlamentare është 87%, kurse janë refuzuar për shkak të vonesave 13% prej tyre.
Ndërsa Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka deklaruar se duhet të japin përgjigje në lidhje me plotësimin dhe ndryshimin e ligjit sepse pavarësisht se është votimit, kjo çështje është kthyer në pikën zero.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, KQZ-ja dhe nga shoqëria civile.
Jashtë Kosovës, janë 300 mijë qytetarë me të drejtë vote./Reporteri/