×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm Veseli e ka paraqitur kandidaturën për kryetar të PDK’së

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 22:45

    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër zgjedhjet për kryetar.


    Kjo u bë e ditur edhe përmes një njoftimi për media nga ky subjekt politik.

    “Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim.

    Mirëpo, kryetari pritet të mbetet ai që është edhe aktualisht, Kadri Veseli.

    Kjo për arsye se ky i fundit nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet për kryetar.

    Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Ai ka thënë se vetëm Veseli e ka paraqitur kandidaturën e tij për të parin e partisë.

    “Në kohën e rregullt, në pajtim me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve, vetëm zoti Veseli e ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së”, ka thënë shkurtimisht Krasniqi.

    Kujtojmë, se i pari i PDK-së, Kadri Veseli mban aktualisht edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Veseli në pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës e pasoi presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!