Policia e Kosovës ka konfirmuar se një zyrtare policore është vetëplagosur aksidentalisht mbrëmë në orët e vona në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë Reporteri.net se e njëjta është plagosur në gju dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka bërë me dije se rasti po hetohet nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
“Me datën 01.05.2025 rreth orës 23:10 , policia ka marr informatën se në Spitalin Rajonal në Prizren ka kërkuar ndihmë nje femer e vetplagosur me arme zjarri. Policia në spital kanë kuptuar se e vetplagosura ishte zyrtare policore. Policja është plagosur në gju dhe është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar peokurori dhe Inspektoriati policor I Kosovës të cilët po e hetojn rastin”, ka deklaruar Bytyqi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.