×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët organizojnë udhëtime me autobusë për protestën e së enjtes

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 22:29

    Të enjten në Prishtinë do të mbahet protestë kundër pushtetit të VV-së për votimin e Ligjit për Rritjen e Pagës Minimale, që i lë jashtë veteranët e UÇK-së.

    E veteranët nga qytetet tjera që nuk do të mund të vijnë privatisht në kryeqytet, do të kenë mundësi të vijnë edhe me autobusë.

    Këtë e ka bërë të ditur sekretari i OVL-së, Faton Klinaku.

    “Ata që nuk mund të udhëtojnë vet, i lajmërohen degëve tona për udhëtim me autobus. Protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) më 16 qershor 2022 ora 09:30”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!