×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët: S’largohemi nga Kuvendi, do të vendosim edhe tenda nëse është e nevojshme

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 11:35

    Po vazhdon protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po protestojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës me kërkesën për përfshirjen e pensionit të tyre në ligjin për pagën minimale.

    Ata kanë thënë se nuk do të largohen dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë aty deri në realizimin e kërkesave të tyre, shkruan Reporteri.net.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se do të vendosin edhe tenda para Kuvendit, nëse është e nevojshme.

    Në anën tjetër ka dështuar të mbahet edhe seanca e Kuvendit të Kosovës. Opozita kanë pamundësuar mbajtjen e sancës pa plotësimin e kërkesave të veteranëve. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!