Të enjtën, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajtën protestë në oborrin e Kuvendit.
Kjo protestë erdhi si pasojë e mospërfshirjes së veteranëve në Projektligjin për Pagë Minimale, i cili është votuar në parim në Kuvend.
Në mesin e të gjithë veteranëve pjesëmarrës, njëri nga ta është shprehur tejet i pakënaqur me këtë vendim. Ai thotë se Qeveria po i anashkalon veteranët.
“Na kanë qitë krejt anash, s’po ndijnë për ne hiq në fund të fundit. Çka kemi hekë na veç zoti e din. 99 për qind e kam ditë veten të vdekur”, tha ai për insajderi.
Ndryshe, të premten veteranët e luftës, nën udhëheqjen e kreut të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë takim, i cili zgjati gati dy orë, nuk u arrit marrëveshje mes të dy palëve.
Veteranët thanë se Qeveria nuk ka shprehur gatishmëri për reflektim dhe si pasojë protestat do të vazhdojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.