×
  • Lajme
  • Lajme

    Veterani i UÇK-së dhe babai i dëshmorit tregon pse i shau zyrtarët shtetëror

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 18:40

    Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Islam Bytyqi, veteranë i Luftës së Kosovës dhe baba i dëshmorit shprehu mllefin që ka ndaj pushtetarëve.


    Sipas tij, ata po e njollosin gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e luftës. E madje ata po përfitojnë personalisht nga kjo.

    Ai tregoi për arsyet që e nxitën të reagojë në këtë mënyrë në Landovicë.

    “Unë shpërtheva u mbush kupa se shumë padrejtësi. Këtu nuk trajtohen si duhet familjarët e dëshmorëve, invalidëve. Kurrë nuk i them shoqatës me më pru bukë po trajtona si njerëz. Kur shkoj në komunë pritna mirë”, ka deklaruar ai për T7, shkruan Express.

    Islam Byqyti është i zhgënjyer me mënyrën se si janë kujdesur për lapidarin e dëshmorëve në fshatin Landovicë.

    “Ky është lapidari i dëshmorëve që është i rrëzuar në mungesë të kujdesit. Unë e kam prit që Serbia më vret, por kurrë nuk e kam prit që dëshmorët të rrinë në baltë. Komuna nuk ka marrë hapa.”

    Ai tha se asnjëherë nuk është bërë pishman për pjesëmarrje në luftë, mirëpo e ka vetëm një kërkesë për institucionet.

    Unë si Islam Bytyqi kurrë mos të më vijnë e të më nderojnë si islam, por të na nderojnë si të gjithëve. Duhet të kujdesën për familjarët e dëshmorëve si duhet por, jo në këtë mënyrë. Kur erdhën me xhipa me gella, prej klimës, neve na ka mbyt dielli. Ajo t prekë kur i sheh nënat e gratë e dëshmorëve në zi ende.”

    Mes të tjerash, Bytyqi tregoi edhe për momentin e vdekjes së djalit të tij, Agron Bytyqit.

    “Djali im ka vdekë me 27 maj më 1999, në Qëndresë në fshatin e Nait Hasanit. 12 ditë para lirisë. I ka marrë 13 plagë. Ai i ka dhënë ndihmë shokut të tij e vet ka vdekë. Vllau i tij e ka mbajtë. Gjashtë ditë ka jetuar me ato plagë. Kanë tentu me e largu për në Shqipëri. Në 12:40 minuta ai ka vdekë aty dhe e kanë varros në Qëndresë.”

    Ndërkaq, pati edhe një kërkesë për më shumë respekt për familjet e dëshmorëve e veteranët e luftës.

    “Iu bëj thirrje të gjitha shoqatave, hapni sytë e kontrollojeni Veten pak respektoni kategoritë e dala nga lufta, sidomos viktimat se të gjithë kanë dhënë shumë. Ato duhet t’i respektojmë e duhet të kujdesemi për të gjithë.”

    Islam Bytyqi është veteranë i luftës së fundit në Kosovë, djali i të cilit vdiq duke luftuar për lirinë e vendit.

    Shpërthen veterani që mbeti pa djalë nga lufta: Shan dhe akuzon njerëzit e shtetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!