Veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj, nga Suhareka ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili e ka falënderuar ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Muharremajt:
Shefki Hodaj – Veteran i Luftës së UÇK-së nga fshati Samadraxhë, e ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë.
Është shumë emocionues një veprim i tillë, ngase kjo tregon shumëçka për shoqërinë tonë.
Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë.
Bali Muharremaj
https://www.facebook.com/balimuharremaj1/photos/a.160718134614104/532137790805468/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCNUPBJf0zao0VWdKgNOm8b3vIeOoA_npcAzeOqezEkhWwsG0jt9YbIo9WK2FOzw0hZEmqT-zvuZI0Gv-5PNwSFtRoeR6VDgd7iJwT-RX2tmqlpl6vupzz2e07_IAnDbpKULEq4CG3dDZVyQh7C3qr9sSt4xFrGbX3p88pkY1KDE4yQ7GXRRCGGNJze7rkyECscHaI93XfsoSV_RnnUiE1wB4zsMbfzIkNWmINZ2EH4uZEe7fUm1D8ltvdnQCd5kwD3z7kHX0ASB87LpglbYe1zs_tLnbldcAjIqUQSOmgtF13-sYXt2DYK6LkplLsxeOrQFHScUFj8Xq8AqhEA5f1HCZzf-KHlCBpnP8TK3sfKCHiND6e3PvE&__tn__=-R