Analisti politik, Visar Ymeri, vlerëson se Qeveria e re do të duhej të krijohej nga opozita.
Në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, Ymeri ka thënë se Vetëvendosja gjatë këtyre katër viteve qeverisje, nuk ka bërë asgjë, teksa partitë opozitare kanë dalë me propozime konkrete.
Sipas tij, Qeveria e ardhshme do të duhej të bëhej prej atyre që kanë ide, vizion e vullnet që ta nxjerrin Kosovën nga ky pozicion në të cilin është për ta vendosur në binar të zhvillimit.
“Në këtë drejtim unë konsideroj që tash për qytetarin e Kosovës është më e qartë se cila do të duhej të ishte qeverisja duke pas parasysh që në njërën anë ki propozime të partive opozitare, programet e tyre elektorale, psh nëse i merr edhe i krahason PDK’ja dhe LDK’ja kanë shumë ngjashmëri në programe, dhe e ki një Vetëvendosje e cila praktikisht nuk ka bërë asgjë gjatë qeverisjes katërvjecare, praktikisht nuk ka propozu asgjë gjatë fushatës elektorale. Në këtë drejtim mendoj që Qeveria e ardhshme do të duhej të bëhej prej atyre që kanë ide, vizion e vullnet që ta nxjerrin Kosovën nga ky pozicion në të cilin është për ta vendosur në binar të zhvillimit”, ka deklaruar Ymeri./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.