Edhe pse Kushtetuta e Kosovës (Neni 72) e ndalon bartjen e dy pushteteve: ku thotë se deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv, kjo fare nuk po e pengon Lëvizjen Vetëvendosje t’i quajë deputetë të saj në të njëjtën kohë edhe ministra, shkruan Reporteri.net
Partia e Albin Kurti, Vetëvendosje ka shpërndarë në profilin e saj zyrtar në Facebook një postim ku Faton Pecit i referohet me dy poste.
VV i referohet Pecit edhe si deputet edhe si ministër.
“Deklarimi i ministrit, deputetit, Faton Peci në seancën për konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar sot Vetëvendosje.
Ja ç’thotë Neni 72 i Kushtetutës:
Neni 72 i Kushtetutës thotë se “Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.