×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje akuzon LDK-në për punësime të paligjshme në Podujevë

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 20:44

    Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet një reagimi, e kanë akuzuar pushtetin lokal që udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për punësime të jashtëligjshme.


    Këtë kanë thënë se po e bën nga frika e humbjes së pushtetit duke punësuar pa konkurs.

    “Pushteti lokal nga frika e humbjes së pushtetit, po bën veprime të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat dhe procedurat administrative për punësim. Sot është punësuar në Shkollën Ekonomike ‘Isa Boletini’ një person i cili është punësuar pa konkurs dhe pa i ndjekë rregullat procedurale të punësimit. Rekrutimet e tilla diskriminuese ndaj qytetarëve të komunës, janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

    “Njoftojmë opinionin që ne si Lëvizje Vetëvendosje, nesër si udhëheqje e re komunale do t’i rishqyrtojmë të gjitha vendimet që janë marrë në kohë të fushatës, pa i respektuar normat dhe rregullat ligjore”, ka theksuar VV-ja në reagim.

    Dje në Podujevë ka nisur fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 15 marsit për kryetar të kësaj komune./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!