Lëvizja Vetëvendosje është ankuar lidhur me mënyrën e administrimit të rinumërimit të votave të diasporës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku.
Ai shtoi se gjatë këtij 24 orëshi pas përfundimit të rinumërimit të votave të diasporës deri tani PZAP ka pranuar vetëm një ankesë nga një subjekt partiak.
Desku shtoi se ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u shqyrtuar dhe pritet që gjatë ditës të merret vendim.
Ndryshe Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se rezultatet e rinumërimit të votave të diasporës pritet të publikohen gjatë ditës, pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar për ankesa, njofton Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.