Lëvizja Vetëvendosje në përvjetorin e çlirimit të Malishevës, ka bërë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleçkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova.
Në këto homazhe morën pjesë kryetari Albin Kurti, kryetari i qendrës në Malishevë Adem Berisha dhe veprimtari politik i çështjes kombëtare Gani Krasniqi.
“16 Qershori është dita e çlirimit dhe dita e dëshmorëve në Komunën e Malishevës. Malisheva në luftën e fundit i ka dhënë kombit 72 dëshmorë dhe qindra martirë të vrarë e të masakruar. Malisheva po ashtu nga marsi ‘98 deri në korrik ‘98 ishte shpallur edhe zonë e lirë. Përgjatë asaj kohe në këtë zonë janë strehuar qindra e mijëra civil, kanë qenë të vendosura institucionet drejtuese të luftës siç ishin Shtabi i Përgjithshëm dhe Radio Kosova e Lirë”.
“Në këtë zonë kanë vepruar edhe dy brigadat, Brigada 122 me Imer Krasniqin dhe Brigada 121 me Ismet Jasharin- Kumanovën. Dëshmori i parë nga Malisheva ishte Imer Krasniqi i cili kishte rënë heroikisht më 16 qershor 1998 në Bllacë. Pas luftës në Kosovë, qindra djem e vajza nga Malisheva i janë bashkuar organizimit të luftës së UÇPMB-se dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë, ku ranë dëshmorë edhe tre djem nga Malisheva”, thuhet në njoftim.
Në këtë përvjetor të luftës Lëvizja mbajti homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova. /Reporteri.net/.