Sipas rezultatit të votave nga diaspora, numërimi i të cilave përfundoi mbrëmë pas mesnate më së shumti vota ka fituar VV, e ndjekur nga LDK, pastaj PDK dhe koalicioni AAK-PSD.
7 mijë e 30 vota mori partia e Kurtit, apo kthyer në përqindje i bie mbi 50 për qind të votave totale të diasporës.
Gazeta Blic raporton se Kurti ka marrë 6600 vota.
Ndërkaq ende nuk dihet për numrin total të votave që Kurti ka arritur që t’i merr në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur të dalë subjekti i parë në Kosovë, i pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Partia Demokratike e Kadri Veseli, në zgjedhjet e fundit doli në vendin e tretë, e pasuar nga koalicioni AAK/PSD.Kurse, Nisma Socialdemokrate, ende nuk e ka të sigurt kalimin e pragut zgjedhor dhe një gjë e tillë pritet që të bëhet e ditur ditëve në vazhdim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.