×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e Kurtit: PDK po pret lutje nga ne për ta rrëzuar qeverinë Hoti

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 10:17

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, thotë se partia e saj është në fazën e mbledhjes së nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.


    Ajo tha se nëse do të kishte një opozitë të mirëfilltë, çështja e mbledhjes së nënshkrimeve nuk do të ishte problem.

    “Ne jemi në procedurë të mbledhjes së nënshkrimeve nëse do të kishte opozitë të mirëfilltë̈ në Kuvend të Kosovës, kjo nuk do të ishte problem sepse ashtu siç po i përcillni seancat dhe diskursin publik të subjekteve tjera opozitare, mund të shihni se ata vazhdimisht kritikojnë̈ dhe ish dashur nëse ata e kanë vullnetin ta rrezojnë̈ këtë̈ qeveri, nuk duhet të kemi bashkëpunim por mjafton që t’i hedhim firmat. Do të thotë̈ nëse e kemi qëllimin e përbashkët që kjo qeveri nuk është legjitime dhe nuk po i përmbush kërkesat e qytetarëve, ne e kemi vlerësuar se kjo qeveri nuk mund të vazhdoj sepse nuk e ka legjitimitetin nga vota e qytetarëve”, ka thënë ajo për Front Online.

    Për sa i përket bashkëpunimit me PDK-në, për rrëzimin e Qeverisë aktuale, Kollçaku potencoi se kjo parti po pret lutje.

    “Ata po presin formë lutje nga ne dhe nuk ka nevojë. Nëse ata e kanë mendimin e njëjtë mund t’i hedhin firmat dhe ta rrëzojnë këtë qeveri e pastaj janë zgjedhjet. E vetmja mënyrë që dikush të vie në pushtet dhe ta ketë legjitimitetin sepse është e qartë se janë shumë vendime të rëndësishme që duhet të merren për shtetin tonë dhe duhet të kemi një qeveri legjitime”, ka thënë Kollçaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!