×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e Kurtit të enjten protestë me 3500 persona në sheshin e Prishtinës

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 23:27

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në çdo paraqitje u bëjnë thirrje qytetarëve të mos grumbullohen dhe të mbajnë disantancën, në mënyrë që të mos rrezikohen nga pandemia e coronavirusit.


    Por të njëjtit nuk i pengojnë aktivistët e partisë së tyre të mblidhen në grupime të mëdha për të organizuar protesta.

    Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se ditën e enjte, Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Kurti do të mbajë protestë në tre sheshet kryesore të Prishtinës nga ora 17:00, në sheshin “Skendërbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Adem Jashari”.

    Në këtë protestë sipas burimeve të Reporteri.net do të tubohen hiç më pak se 3500 peresona, kurse për mbarë vajtjen e saj VV ka angazhuar 200 aktivistë, kurse protestuesit do të jenë të pajisura me dorëza dhe maska.

    Burime të Reporterit kanë thënë se Policia e Kosovës nuk po di si të përgjigjet lidhur me këtë protestë që VV po e quan performanc, dhe se është nën presion të madh, pasi në kohë pandemie nuk lejohen grumbullime të tilla siç parashihet me mijëra persona.

    Për mundësinë e mbajtjes së protestës ka folur sonte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se ka thënë se nuk e din se cili do të jetë reagimi qytetar dhe i Vetëvendosjes nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të jetë në favor të partisë që ai drejton.

    Por, Kurti ka shprehur se edhe nëse do të ketë protesta, pret që ato të mos jenë të dhunshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!