×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e rehaton në Prizren ish-drejtoreshën e Komunës së Prishtinës

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 15:47

    Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nora Kelemendi është rehatuar me pozitë të re të punës në Komunën e Prizrenit.


    Punësimi i Kelmendit është bërë i ditur nga vet kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook, ku tregon se e ka emëruar Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Haskukës:

    Sot në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër kam emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë.

    Falënderoj drejtorin e deritanishëm, z. Bajrus Sezairi, për punën e realizuar në përmirësimin e shërbimeve në DGJK, kurse drejtoreshës Kelmendi dhe stafit të saj i uroj punë të mbarë në reformat e brendshme për shërbime edhe më kualitative.

    Me këtë rast, më lejoni që të shpreh kënaqësinë që tanimë gjashtë drejtori të Komunës së Prizrenit janë nën udhëheqjen e grave të suksesshme, me të cilat do të vazhdojmë të punojmë drejt përmbushjes së zotimeve tona!

    Na priftë e mbara!
    #Vvazhdojmë!

    https://www.facebook.com/mhaskukaa/photos/a.276065886198262/1025807017890808/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDP4AN9zi48tyFCeAiYvrncC6T0f-Tqc4oV9-zfQnMUBDmaVEpMIZa7fCOCC5s54_3RD2SXG5hhPPDML3ILdNKA2fYf-aW-WDcH1FU-7Mhmni03oYOmYZiKS-mC9XGvQHnonFJubfKdmxQXlqUc8efwl1OmtWsrupBCdN4016W24guQXXD8hd0lwpOMESkExQJccFzN8VNPiVZXPhS0ZJ17MVvfQxH3CmPbwBnK76X3v4EX6ceSbf0mh5batLky5c7Gt3cRAPguvzQNeTn6URv_gv0-GUq77MOeu51pwPwKMbmpL_YQWHPfQLDMgOBQRBkPYKOMogq2R8gx_UzQavd0FQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!