Me 47 vota kundër dhe 24 për, nuk ka kaluar rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të së cilës propozohej reduktimi i akcizës dhe normës së TVSH-së për derivate për tre muaj, mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë.
Kjo rezolutë si pikë tjetër kishte edhe zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë.
Menjëherë pas mos-kalimit të kësaj rezolute, opozita e lëshoi sallën gjë që e pamundësoi vazhdimin e seancës.
Në lidhje me këtë, ishte i pari i kuvendit, Glauk Konjufca, që shkaktoi të qeshura te deputetët pasi iu drejtua opozitës me fjalët “çfarë opozite parimore jeni ju, diçka që s’u kalon, s’merrni pjesë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.