Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi ka reaguar ndaj çështjes së 392 pakove me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ’së më 12 nëntor, duke e dërguar në Gjykatë Supreme dhe duke kërkuar rinumërim të këtyre fletëvotimeve.
Sipas tyre e drejta e drejta e votës si e drejtë kushtetuese dhe universale, duhet të mbrohet dhe të respektohet. Ndërsa çdo votë e ardhur në adresë të KQZ-së dhe e nisur nga votues të regjistruar dhe brenda afatit, duhet të numërohet dhe të përfshihet në rezultatin përfundimtar, shkruan Reporteri.net
Mirëpo fajin për vonesën e shpalljes së rezultatit preliminar Lëvizja Vetëvendosje ia lë PZAP-it.
“Ju kujtojmë se faktori kryesor që ka shkaktuar këtë stërzgjatje të kalendarit të aktiviteteve të KQZ-së është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet tutje në njoftim.
Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetës të LVV-së, Albulena Haxhiut, e cila ka thënë se Gjykata Supreme duhet të rikonfirmojë edhe njëherë këtë kërkesë dhe të urdhërojë numrimin e tyre pa humbur kohë.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.