×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje ironizon me djalin e Haxhi Shalës pasi u bë konsull: E bleu biletën e aeroplanit dhe u nis për mision diplomatik

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 9:39

    Sekretari për marrëdhënie me jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti ka reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës është emëruar konsull në Pragë.


    Ahmeti ka thënë se në Kosovë mund të ndjeken dy rrugë për t’u bërë diplomat.

    Njëra është ajo ligjore e tjera si rasti i fundit “kur je djali i Haxhi Shalës.

    “Rruga e djalit të Haxhi Shales për t’u bërë diplomat: E blen biletën e aeroplanit dhe niset për në mision diplomatik, si shef i misionit diplomatik pa kandiduar asnjëherë e pa punuar asnjë sekond në MPJD”, ka thënë ai.

    Shkrimi i plotë:

    Si bëhesh diplomat ligjërisht vs si bëhesh diplomat kur je djali i Haxhi Shalës.

    Rruga ligjore:

    1. Testim dhe intervistim në konkursin e jashtëm për t’u pranuar në MPJD

    2. Nëse hapi i parë është i suksesshëm: minimalisht një vit punë në departamentet e MPJD-së dhe shkollim në Akademinë Diplomatike

    3. Pas një viti pune fitohet e drejta për të kandiduar për gradën e parë (më të ulët) diplomatike

    4. Nëse Drejtori i Përgjithshem e bën propozimin dhe Komisioni për Grada dhe Diciplinë e miraton kandidimin e pastaj Ministri/ja e nënshkruan rekomandimin e Komisionit, fitohet grada e parë (më e ulët) diplomatike

    5. Nëse hapi i katërt është i suksesshëm: krijohet mundësia për të kandiduar në konkursin e brendshëm të rotacionit, kur të jetë koha e rotacionit

    6. Nëse në garën e konkursit të brendshëm, pas vlerësimit të gradës, aftësive dhe vlerësimeve të eprorit, “mposhtë” në garë kandidatët e tjerë për pozitat e njëjta diplomatike, fitohet pozita për të shkuar në mision

    6. Pas konkursit të suksesshëm, duhet të kalohen testet e sigurisë dhe pastaj diplomati niset në mision.

    Rruga e djalit të Haxhi Shales për t’u bërë diplomat:

    1. E blen biletën e aeroplanit dhe niset për në mision diplomatik, si shef i misionit diplomatik pa kandiduar asnjëherë e pa punuar asnjë sekond në MPJD.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!