Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se grupi i saj ka vendosur që të lëshojë sallën e Kuvendit në seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore.
Ajo tha se seanca e ka humbur kuptimin e saj dhe kaloi në sharje e ofendime, duke iu drejtuar opozitës se nëse kanë fakte për hajni t’i dërgojnë në organet përgjegjëse.
Me përplasje të ashpra ka kaluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për kontratat njëburimore.
Opozita ka kërkuar themelimin e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me këto kontrata. Ata kanë akuzuar Qeverinë për “korrupsion masiv” përmes këtyre kontratave që sipas opozitës u përfunduan tek “dostat e pushtetit”./Reporteri.net/
Kontratat njëburimore përplasin pushtetin me opozitën, akuza për “korrupsion masiv”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.