Për sot është paralajmëruar një takim mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por ende nuk dihet nëse do të ndodhë.
Arlind Manxhuka, zyrtar për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë shkurt se akoma nuk është në dijeni nëse do të ketë takim.
“Ende s’kam diçka të konfirmuar”, ka thënë shkurt Manxhuka për Reporteri.net.
Kujtojmë se Kurti dhe Mustafa, edhe pse kanë mbajtur disa takime, ata nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit siç kishin premtuar 72 orë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, pasi “mollë sherri” është bërë posti i presidentit, pozitë të cilën po e dëshiron LDK-ja, por që VV po refuzon t’ia jape. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.