×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje nuk i përjashton protestat

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 22:27

    Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, ka thënë se Vetëvendosja nuk e përjashton mundësinë për protesta.


    Ajo ka pohuar në KTV se protesta e 5 qershorit nuk është thirrur nga Vetëvendosja.

    “Aq sa kemi parë është se është thirru një protestë për 5 qershor, por për të nuk qëndron prapa Vetëvendosje, e deri më tani nuk kemi vendosur për ndonjë protestë. Në situatën që jemi nuk i përjashtojmë protestat, por sot nuk e di që ka një vendim për organizimin e protestave. Qytetarët janë të frustruar e të shqetësuar për mënyrën e zgjedhjes së qeverisë së re. Ne po përkujdesemi që të ruajmë demokracinë”, ka thënë Nagavci.

    Nagavci ndërkaq ka pohuar se ende nuk kanë ndonjë qëndrim se si do të veprojnë për seancën e së mërkurës ku pritet të votohet Qeveria Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!