Dhjetëra persona nga Levizja Vetevendosje po protestojnë në Tiranë kundër vizitës së Alesandar Vuçiqit në Tiranë i cili pritet të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor organizuar për projektin e Mini-Shengenit. Si prijes i protestes është parë Boiken Abazi por edhe zyrtarë tjerë të VV-së.
”Ai është kriminel, ka vrarë shqiptarë”, dëgjohen thirrjet e disa nga protestuesve, njofton Klan Kosova.
Kosova nuk merr pjesë sepse nuk pajtohet me një nisme të tillë për faktin se konsideron se humb Kosova dhe se Serbia ende konteston dhe e lufton shtetësine e Kosovës. Ftesën e refuzoi para disa ditëve, presidenti Hashim Thaci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.