Se me çfarë “metode të saktë” do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, që të marrë pjesë në seancë plenare, në Vetëvendosje nuk tregojnë.
Por, nga e premtja, partia më e madhe opozitare po paralajmëron bllokim të mbajtjes së secilës seancë plenare parlamentare ku do të jetë prezent numri dy i Qeverisë.
Deputeti nga Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se të premten paraprakisht do të mblidhet grupi parlamentar i cili do të vendosë edhe për metodat e pengimit të Selmanajt.
Deri te kjo situatë erdhi pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se Driton Selmanaj në komisionin përkatës parlamentar tha se tema e të pagjeturve është e ezauruar, kurse në një intervistë deklaroi se “jemi lodhur me këtë temë”.
Vetë zëvendëskryeministri ka shkruar se deklaratat e tij janë keqinterpretuar e manipuluar për, siç i quan Selmanaj, poena të ulët politikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.