×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje thotë se Qeveria Hoti nuk ka jetëgjatësi

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 18:44

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas formimit të Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.


    Albulena Haxhiu, ish-ministre e Drejtësisë thotë se Qeverisë Hoti iu deshën gjashtë muaj ër ta bërë një vendim, e një ekip.

    Haxhiu përmes një postimi në Facebook thotë se Qeveri Hoti po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti.

    Por sipas saj, fati i mirë është që qeveria aktuale nuk ka jetëgjatësi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia.

    Së pari, me mbështetjen e institucioneve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti, me themelimin pa vonesa të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020.

    Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë.

    Qeverisë së pazareve të vjetra, kësaj aktuales iu deshën 6 muaj për ta bërë një vendim, e një ekip. Kjo zvarritje për një çështje tejet me rëndësi dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.

    Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti. Fat i mirë që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira që i kemi nisur, do t’i shtyejmë përpara me vullnet dhe angazhim maksimal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!