×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje thotë se vëzhguesi i saj nuk u lejua të hyjë në Qendër të Votimit në Metehi

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 9:23

    Lëvizja Vetëvendosja, dega në Podujevë, përmes një postimi është ankuar për parregullësi.


    Në postimin e LVV-së thuhet se vëzhguesi i saj në Metehi është ndaluar Menaxheri i Qendrës së Votimit dhe nuk është lejuar ta kryej detyrën e tij.

    VV fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë.

    Postimi i plotë:

    Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!