Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me Sindikatën e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Pas takimit Hoxhaj, ka mbajtur një konferencë për media.
Ai para gazetarëve foli për çështjen e zgjidhjes së presidentit.
I pari i PDK-së tha se është i gatshëm që këtë ta diskutojë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Mendoj se me zotin Hoti, nuk kem nevojë fare për takim, vetëm me zotin Mustafa për neve është partner, ne jemi opozitë ata janë qeveri. Qasja jonë është e qartë, ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president, dhe jemi të gatshëm të japim votat tona, por presidenti duhet të zgjedhet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk nënkupton raport të ri me qeverinë, por vetëm sjellje shtetërore”.
Kreu i PDK-së theksoi se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë ftesë serioze për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
“Vetëvendosja nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj qeverie, duhet të na bëj ftesë serioze, ata e kanë nisur mocionin, le të bëjnë ftesë dhe takohemi. Po ta kishte nisur PDK mocionin do ta kishte ftuar Vetëvendosjen, qëndrimi ynë është i kristaltë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.