Madje, kohëve të fundit edhe janë ashpërsuar tonet mes dy partive, me akuza e kundër-akuza për ngërçin politik që ka kapluar negociatat.
E zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka sot përmes një postimi në Facebook, ka mbledhur tri logjikat që sipas tij LDK ka në këto bisedime.
Sipas tij, logjika e LDK-së është që VV ka dalë e para në zgjedhje, dhe në këtë formë, e ka përgjegjësinë për të arritur marrëveshje.
E kjo logjikë bije ndesh sipas Manxhukës me deklarimet e fundit të LDK-së, të cilët nuk pranojnë tjetër pos marrëveshjes së propozuar nga ta.
Postimi i plotë:
Logjika e LDK-së në tre hapa:
VV ka dalë e para në zgjedhje (nuk i ka fituar ato, vetëm ka dalë e para) dhe rrjedhimisht e ka gjithë përgjegjësinë për ta arritur marrëveshjen.VV duhet të dalë me një propozim për arritjen e marrëveshjes, të cilin ne pastaj e dërgojmë në Këshillin e përgjithshëm për aprovim/refuzim
Ky është propozimi ynë dhe nëse doni marrëveshje, përmbushni kërkesat tona. Propozimin tuaj nuk e trajtojmë fare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.