×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje uron Vjosa Osmanin: Do ta ushtrojë detyrën e presidentes me nder dhe përgjegjësi të lartë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 23:28

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook i ka uruar sukses Vjosa Osmanit, në detyrën e presidentes.


    VV thotë se Osmani, do ta ushtrojë detyrën e saj me nder dhe përgjegjësi të lartë.

    Postimi i VV-së:

    Me zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani si presidente, vullneti qytetar i shprehur në referendumin e 14 shkurtit u mishërua në formën e duhur duke përmbyllur kështu formimin e institucioneve të reja.

    Me bindjen e plotë që Presidentja, zonja Vjosa Osmani, do ta ushtrojë detyrën e saj me nder dhe përgjegjësi të lartë, i dëshirojmë sukses dhe punë të mbarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!