×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e sotme

    Vetëvendosjes në Prishtinë i largohen dy asamblistë

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 11:02

    Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.

    Ata janë pozicionuar si të pavarur.

    Që të dy janë ulur në fund të sallës në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Prishtinës dhe te emri u shkruan “i pavarur”.

    Foto: Ekonomia Online

    Vitin e kaluar shpërthyen përplasjet mes asamblistëve të Vetëvendosjes pasi, Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit, përderisa kjo nuk u pranua lehtë nga asamblistët e tjerë të Vetëvendosjes.

    Ishim Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, që tentonin me çdo mënyrë t’i bindin këta dy asamblistë të largohen nga salla, në pamjet që ishin publikuar.

    Në një video që u publikua nga debati mes tyre, përmendej emri i Albin Kurtit, hajnia, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme. /Reporteri.net/

    “Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin”, del videoja e përplasjes ndërmjet asamblistëve të VV-së në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!