×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje bën transferin e parë, bëhet me 30 deputetë

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 16:37

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi, i është bashkuar sot në grup parlamentar të tyre.


    VV thotë se me delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK biseduan mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i VV-së:

    “Deputeti i IRDK-së, z. Elbert Krasniqi, i bashkohet Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti së bashku me anëtarët e Kryesisë, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Xhelal Sveçla, pritën delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK, kryesuar nga Kryetari z. Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, z. Xhevdet Neziraj dhe z. Fazli Stollaj”, shkruhet në njoftim.

    Tutje, u bë e ditur se në takim u bisedua mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim.

    “Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e shtatë. Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë”, shkruhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!