Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:30 minuta në Burgun e Shkupit është ka bërë vetëvrasje profesori universitar Sulejman Meta.
Ai ka qenë në paraburgim që nga 29 shkurti i këtij viti, për veprën penale që është e dënueshme në bazë të nenit 188 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht tentativë përdhunimi të një të miture 8 vjeçare, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni të Veriut.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.
Kujtojmë se Sulejman Meta ishte njëra nga figurat kryesore të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i VV-së, Albin Kurti, kishte njoftuar për anëtarësimin e profesorit Meta bashkë me disa profesorë të tjerë universitarë.
“Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan tre profesorë universitarë. Prof.Asoc.Dr. Sulejman Meta, inxh. i dipl. i industrisë së drurit, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj; Prof.Dr.Sc. Muhamet Avdyli, inxh. i dipl. i Elektroteknikës, profesor në Kolegjin UBT dhe drejtor i kampusit në Ferizaj; dhe, Prof.Dr.Sc. Shefki Luma, Fakulteti Filologjik në Prishtinë, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës”, pati bërë të ditur Kurti.
Këta profesorë u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje konkretisht më 2 tetor të vitit 2018. Dyshohej se profesori Meta ka arritur të mashtrojë të miturën, por është ndalur nga nëna e saj.