×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvritet në Burgun e Dubravës një 29-vjeçar i dënuar me tre vite burg

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 11:31

    Mbrëmë rreth një orë para mesnatës në Burgun e Dubravës i ka dhënë fund jetës së tij një i burgosur i moshës 29-vjeçe.


    Gazeta Online Reporteri nga burime brenda burgut mëson se mbrëmë rreth orës 23:00 një i burgosur kishte varur vetën në qelinë e tij.

    Mësohet se ai ishte i dënuar me tri vite burg dhe po vuante dënimin i cili i përfundonte në vitin 2022 për vepra të vjedhjes dhe lëndim trupor.

    Viktima mësohet të jetë V.Hajra.

    I ndjeri dyshohet se në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!