×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Vetëvritet një 20 vjeçare nga Deçani, policia dhe prokuroria japin detaje

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 16:27

    Një 20 vjeçare nga fshati Gllogjan i Deçanit është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm.


    Reporteri.net merr vesh se e reja nga Gllogjani ka bërë vetëvrasje.

    Rastin e rëndë për Reporteri.net e kanë konfirmuar Policia dhe Prokuroria e Pejës.

    Fadil Gashi zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës ka thënë se një femër e moshës 20 vjeçare është gjetur sot e vdekur dhe trupi i saj është dërguar për obduksion.

    “Në mëngjesin e sotëm Policia Rajonale e Pejës ka gjetur një trup të pajetë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Viktima është e gjinisë femërore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Ai tha se janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

    Kurse zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, poashtu e konfirmoi për Reporteri.net rastin e rëndë.

    “Po, pasi që e kemi pranuar informatën në Prokurorinë Themelore e Pejës, përkatësisht departamenti për krime të rënda, prokurori kujdesar së bashku me njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarje. Bëhet fjalë për një trup të pa jetë të gjinisë femërore, rreth 20. E njëjta, me vendim të prokurorit të Shtetit është dërguar ne INsittuitin e Mjekesise ligkjore për obduksion. Hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit”, tha Nikçi.

    Kujtojmë se mëngjesin e sotëm një ngjarje tragjike ka ndodhur edhe në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku dyshohet se një 58-vjeçar e ka vrarë një vajzë 17-vjeçare dhe më pas ka kryer vetëvrasje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!