Kuvendi i Kosovës pritet sot të mblidhet për të votuar pro apo kundër dekretit të presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.
Por kundër këtij propozimi ka dalë publicisti Veton Surroi, i cili thotë se Kuvendi duhet ta refuzojë plotësisht kërkesën e Thaçit, pasi thotë se nuk është kohë lojë e protagonizmash, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Surroit:
MBI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas Kushtetutës së Kosovës, vetvetiu nuk sjell aftësim për ndonjë masë plotësuese për parandalimin e COVID-19.
Qeveria e Kosovës sot ka në dispozicion autorizime të mjaftueshme për të zbatuar masa plotësuese për parandalimin e COVID-it.
Në praktikë , ndryshimi i vetëm thelbësor është se Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme, kur kryesohet nga Presidenti. Pra, ato masa që është në gjendje t’i bëjë vet Qeveria do të duhej t’i nënshtroheshin kryesimit të Presidentit.
Kuvendi i kërkohen dy të tretat e votave për këtë manovër politike.
Propozimi duhet të refuzohet plotësisht. Nuk është kohë loje e protagonizmash.
https://www.facebook.com/veton.surroi/posts/10220809953099304
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.