×
  • Lajme
  • Lajme

    Veton Surroi reagon pas deklaratave të Thaçit: Emri i mandatarit i takon sërish Vetëvendosjes

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 13:28

    Publicisti i njohur  Veton Surroi ka komentuar deklaratat e sotme të presidentit Hashim Thaçi mbi krijimin e Qeverisë unitetit.


    Surroi në shkrimin e tij në Facebook thekson se Presidenti le ta marrë kohën e nevojshme për ta kuptuar e shpjeguar nocionin e unitetit në Qeverisje.

    “E tëra kjo nuk e liron prej obligimit Kushtetues që ta kërkojë emrin e mandatarit prej partisë/koalicionit fitues në zgjedhjet parlamentare, në këtë rast LVV” , ka shkruar ndër të tjera Surroi.

    Postimi i plotë:

    Presidenti i vendit , sipas dëshirës dhe vullnetit të tij, nga e hëna mund të takohet me partitë politike, kushërinjtë e vet, shitësit në supermarket dhe dezinfektuesit e ndërtesave në Prishtinë , së bashku me shumë qytetarë të tjerë të interesuar dhe brengosur në këtë vend;ata që ne të tjerët i takojmë çdo ditë.
    Zëri i çdo qytetari vlen të dëgjohet . Pra, mund të përzgjedhë që konsultimet t’i bëjë sa më thellë dhe sa më gjatë që të vlerësojë se i nevojitet për të kuptuar a shpjeguar nocionin e unitetit në qeverisje; nuk ka limite kohore për këtë.
    E tëra kjo nuk e liron prej obligimit Kushtetues që ta kërkojë emrin e mandatarit prej partisë/koalicionit fitues në zgjedhjet parlamentare, në këtë rast LVV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!