Publicisti Veton Surroi i pozicionuar qartë në mbështetje të Albin Kurtit, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, duke cituar një poet, diplomat, politikan e nobelist kilian, thënien e të cilit e lidhë me situatën politike në Kosovë.
Edhe pse nuk e përmend askund vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në kontekstin aktual politik, lë të nënkuptohet se Surroi ka dashur të thotë se pavarësisht faktit që sot është penguar Kurti, ata nuk mund ta ndalin atë.
“Mund t’i presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin kurrë pranverën”, shkruan Surroi duke cituar poetin dhe nobelistin kilian, Pablo Neruda.
Duhet theksuar se Surroi ka lidhje emocionale me vendet e Amerikës Latine, pasi për një kohë, si i ri kishte jetuar atje, kur babai i tij Rexhai Surroi shërbente si ambasador i Jugosllavisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.