Një person është vetplagosur në Malishevë.
Policia e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes të së hënës janë informuar se i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri.
Ngjarja fillimisht ishte raportuar të ketë ndodhur në qytetin e Pejës mirëpo pas hetimeve ka rezultuar se ka ndodhur në zonën e Malishevës.
Dyshohet se i dyshuari përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.