Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga vetura dje rreth orës 20:00 në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport bëhet e ditur se mashkulli kosovar dyshohet se kishte goditur këmbësorin, mashkull rom, duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilave edhe nuk arriti t’u mbijetojë.
Fillimisht i dyshuari kishe ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas ishte dorëzuar në Polici prej ku edhe u dërgua në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.