Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot pas një incident të pazakontë të ndodhur me një veturë zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës.
Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, rasti është raportuar nga një 64-vjeçar, i cili tha se në mëngjes, kur kishte shkuar për ta marrë veturën zyrtare, kishte gjetur brenda saj një të ri 23-vjeçar duke fjetur.
I njëjti ka deklaruar para Policisë se i riu jo vetëm që kishte hyrë pa autorizim në veturë, por edhe e kishte dëmtuar dhe e kishte lënë të mbushur me mbeturina.
Policia ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të hetohet më tej nga organet kompetente./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.