×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e Policisë lëviz pa drita të ndezura në Suharekë, rrezikon qytetarët

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 13:52

    Një veturë e Policisë së Kosovës, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion derisa është shfaqur pa drita sinjalizuese në rrugën Suharekë – Shirokë, në orët e vona.


    Janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës shfaqet në mënyrë të gabuara në rrugë. Mirëpo sa herë që ata bëjnë ndonjë gabim të mundshëm, qytetarët menjëherë raportojnë duke i bërë video por edhe fotografi.

    Së fundi është rasti me një veturë të Policisë në Suharekë, e cila ka dalë pa shenja sinjalizuese.

    Kjo është kritikuar nga qytetarët ku e kanë cilësuar si të rrezikshme, madje edhe i kanë bërë video. Ankesa është bërë në fanpagen “Lajme nga Suhareka”.

    Rasti ka ndodhur në rrugën lokale që lëviz nga Suhareka në drejtim të Shirokës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!