Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Landovicë të Prizrenit, në të cilën është përfshirë një veturë e Policisë.
Në foton e publikuar nga televizioni lokal i Prizrenit, RTV Besa shihet se vetura e policisë është përplasur me një traktor.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me Policinë e Prizrenit e cila ka dhënë detaje për aksidentin në fjalë.
“Rreth orës 07:28 një automjet zyrtar i policisë është përfshirë në aksident me një traktor në fshatin Landovicë të Prizrenit. Zyrtari policor është i lënduar lehtë, kurse vozitësi i traktorit nuk është lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj për Reporteri.net.
Kujtojmë që brenda 24 orëve të fundit, u shënua edhe një viktimë në aksident trafiku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.