×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e Prokurorisë së Gjakovës përfshihet në një aksident, dyshohet për tre prokurorë të lënduar dhe shoferin e veturës

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 10:13

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër.

    Sipas raportimeve në aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

    Xhurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.

    Sipas tij, nga informacionet e para dy automjete janë aksidentuar në përballëkalim, ku janë lënduar katër persona. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    Policia ndodhet në vendgjarje dhe për rastin kanë nisur hetimet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!