×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e tyre u godit nga një veturë tjetër, lëndohen tre policë në veri të Mitrovicës

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 10:09

    Tre policë kanë mbetur të lënduar në veri të vendit, pasi vetura e tyre zyrtare është goditur mbrëmë nga një veturë tjetër.

    Policia e Kosovës njofton se deri te aksidenti erdhi pasi një veturë nuk kishte respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, duke goditur kështu veturën zyrtare të Policisë.

    Sipas njoftimit, pos tre policëve, lëndime ka marrë edhe i dyshuari. Pas trajtimit mjekësor, të gjithë të lënduarit janë liruar.

    Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente, ka thënë Policia.

    “Aksident trafiku. Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Reporteri.net/

    Aksidentohet vetura e Policisë së Kosovës në veri të vendit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!