×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet dy këmbësorë në Prishtinë

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 12:15

    Dy persona janë lënduar pasi u goditën nga një veturë sot rreth orës 11:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, dy këmbësorët janë dërguar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

    “Sot reth orës 11:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilet janë dërguar në kliniken emergjente në QKUK, për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit.”, tha ajo për Reporterin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!