×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet dy këmbësorë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 16:05

    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë. Një veturë ka goditur dy këmbësorë. 


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

    “Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo thotë se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

    “Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!