Një aksident ka ndodhur sonte mes një makine dhe një këmbësori, ku për pasojë makina ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 17:45, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mon Balaj”, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje, ka thënë Hoxha.
Ai ka thënë se njësitë patrulluese kanë dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe për t’i kryer hetimet e nevojshme.
“Të gjitha ekipet tjera relevante janë informuar, përfshirë edhe ndihmën e shpejtë”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.
Menjëherë pas aksidentit, të lënduarit i është dhënë ndihma parë dhe më pastaj është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kohëve të fundit janë shpeshtuat aksidentet në Prishtinë, ku veturat janë duke i goditur qytetarët, gjatë ecjes nëpër trotuare, apo në vende të shënjuara për kalimin e këmbësorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.